Tirana European Youth Film Festival, Teatri “Andrra e jetës”, Argy, Check-in Festival, Festivali i Artistëve të rrugës, VR, ekspozita, takime – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e parë të muajit shtator dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “Andra e jetës” nga Ndre Mjeda, regjia Anila Balla te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 4-7 shtator 2025, Shfaqja “Marmelladov” nga Xhino Musollari te Teatri Metropol më 5-7 shtator 2025, dhe festivali “KoKo Fest Korçë 2025” më 31 gusht – 6 shtator 2025.

Sa i përket filmave e festivaleve të filmavedo të mbahen Festivali “Maks Velo” në Tiranë më 31 gusht – 2 shtator 2025, “Tirana European Youth Film Festival – Edicioni 3” më 5-10 shtator 2025 pranë Qendrës së Artit “Agimi” dhe “Open Air” Tiranë, si dhe filmat pranë “Chateau Fasel” Tiranë apo “Semafori Studio Shop” Tiranë.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Festivali i Muzikës dhe Valleve” në Durrës më 1 e 5 shtator 2025, Koncert tribu për muzikën britanike nga Tingull Klasik te Qendra Rinore Zef Valentini më 3 e 4 shtator 2025, Aurela Gaçe te “Ferma 100” Tiranë më 4 shtator 2025, “Festivali i Artistëve të Rrugës” në Kukës më 4 e 5 shtator 2025, Festa e miqësisë në Tiranë më 5-8 shtator 2025, Check-In Festival Gjirokastra më 5 e 6 shtator 2025, Koncert nga Saimir Pirgu te Sheshi Qendror, Shirokë më 5 shtator 2025, ARGY te Sheshi Skënderbej, Tiranë më 6 shtator 2025, Live set – CLOSING NIGHTS te Sundance, Jale më 6 dhe 7 shtator 2025, Party te “Lapidari” Tiranë më 6 shtator 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Eksperienca VR “IMPULSE: Playing with Reality” te KubFranceTirana“Ekspozita shëtitëse e artistëve nga Kosova” te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “Genius Loci — shpirti i vendit” te Galeria e Artit Tiranë,  Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Shot/Reverse Shot” nga fotografi Barry LewisEkspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 te Galeria e Bregdetit, MOMAFAD 2 – Legacy Landscapes te Galeria e Bregdetit, Ekspozita e artistes Dona Gjuka Bogu në Shkodër, Ekspozita “Lëvizje në qiellin e brendshëm” nga Nervina Tabaku në Korçë, Ekspozitë fotografike nga fotografi Fabrizio Loiacono në Durrës.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takimi “Maks Velo – Polemisti i rezistencës, sensualizmit dhe lirisë estetike” më 1 shtator 2025, Punëtori për prodhimin e letrës me ZEJA më 2 shtator 2025, Punëtori kreative “Trashëgimia për përfshirjen sociale” në Durrës më 2 shtator 2025, Mbrëmje poetike me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës te DPA më 4 shtator 2025, si dhe bisedat që do të zhvillohen gjatë “Tirana European Youth Film Festival – Edicioni 3”.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore, kudo në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.