Triumf shqiptar në Berlinale: Regjisori Renis Hyka fiton “The Dream Makers” në edicionin e 76-të

Nje tjetër lajm i jashtzakonshem vjen nga Berlini per kinemane Shqiptare.

Renis Hyka dhe Alfie Baker fitues të “The Dream Makers” në edicionin e 76-të të Berlin International Film Festival.

Regjisori shqiptar Renis Hyka është shpallur fitues i iniciativës “The Dream Makers”, në kuadër të edicionit të 76-të të Berlinales, duke ndarë çmimin me regjisorin britanik Alfie Baker. Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për kinemanë shqiptare dhe një vlerësim të drejtpërdrejtë për potencialin e tij artistik në një nga skenat më prestigjioze të filmit botëror.

“The Dream Makers” është pjesë e platformës Berlinale Talents dhe organizohet në bashkëpunim me CUPRA dhe Studio Babelsberg. Përmes kësaj nisme, Berlinale dhe partnerët e saj synojnë të mbështesin regjisorë me potencial botëror, duke u ofruar atyre mentorim profesional, zhvillim projekti dhe një platformë ndërkombëtare prezantimi.

Përzgjedhja e Hykës dhe Baker u bë nga një juri ndërkombëtare gjatë aktiviteteve zyrtare të festivalit në Berlin. Dy projektet fituese do të prodhohen nga Studio Babelsberg, një nga studiot më të njohura evropiane të filmit, duke garantuar standarde të larta realizimi dhe mbështetje të plotë profesionale gjatë procesit të prodhimit.

Fitorja e Renis Hykës jo vetëm që afirmon punën dhe vizionin e tij krijues, por gjithashtu forcon prezencën e kinemasë shqiptare në rrjetet më të rëndësishme të industrisë globale të filmit. Ky vlerësim në Berlinale dëshmon se mbështetja e talenteve të reja me ambicie dhe perspektivë ndërkombëtare mbetet në fokusin kryesor të festivalit dhe iniciativës “The Dream Makers”.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.