Kurt Cobain, intervistuar nga Matt Emery në Seattle, më 6 janar 1990:
Intervistuesi: Çfarë këshille do t’u jepnit atyre që sapo po nisin ose duan të ndjekin një karrierë në muzikë?
Kurt Cobain: Vazhdoni të praktikoheni dhe mos u dorëzoni. Kurrë. Luani sa më shpesh që të mundeni, jini të përkushtuar dhe përpiquni të krijoni muzikë të mirë. Mos u merrni me anën materiale që e rrethon muzikën. Nuk ka rëndësi si dukeni apo si paraqiteni. E vetmja gjë që ka vlerë është ajo që jeni dhe si tingëllon muzika juaj.



