“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon fundin e muajit shtator e nisjen e muajit tetor dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë më 6-8 tetor 2025, Shfaqja e teatrit “Fëmijët”, regjia nga Eric Vigner te Teatri Metropol më 9-12 tetor 2025, Teatri “Turjela” te “Teatri Kombëtar” më 9-12 tetor 2025, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 9-12 tetor 2025, Festivali i teatrit “Skampa ” 2-6 tetor 2025 në Elbasan, Teatri “Kopshtet e pavarura të lumturisë” te Teatri “Migjeni” Shkodër më 10-12 tetor 2025.
Sa i përket filmave e festivaleve të filmave, do të mbahen “Queer Film Marathon Tirana” më 29 shtator – 16 tetor 2025, Kineastja – “Sons of Cain” Keti Stamo më 6 tetor 2025, Filmat & takimet e javës nga “HBS Tiranë” më 8, 12 tetor 2025, Annotazioni video #12 – Masbedo “Fragile” më 7 tetor 2025 te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Premiera e filmit të shkurtër të animuar “ANTIMUZEU” më 8 tetor 2025, Golden Films – “Mon Oncle d’Amerique” te Akademia e Filmit “Marubi” Tiranë më 9 tetor 2025, Filmi “Pallati 69” në Elbasan më 6 tetor 2025, si dhe Festivali i Filmit “Idromeno – Tales of Authencity” Shkodër më 11-18 tetor 2025.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Homazh për Battiato nga artistë italianë në Gjirokastër më 7 tetor 2025, Muzikë klasike “Accademia dei Cameristi” në Vlorë më 9 tetor 2025, “Festivali Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë – Edicioni 4” më 9-25 tetor 2025, Koncert nga violinisti Giuseppe Gibboni në TKOB më 9 tetor 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: VR “Missing pictures” te “KubFranceTirana” Piramida, Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri te “COD Kryeministri”, Ekspozita “Ditar i një udhëtari” nga Parid Dule, Ekspozita “Tempo su tempo/Kohë pas kohe” nga Marco Pietracupa te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Uncorrupted conflicts” nga Eltjon Valle te Galeria “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Rinia, Arti dhe Kujtesa- Kultura Digjitale në Veprim” te Galeria “Zeta” Tiranë, Ekspozita “Dreamscape – Një udhëtim mes realitetit dhe nën-ndërgjegjes”, FOKUS 16 – ALBANIA ‘97 – Ekspozitë nga fotografja italiane Isabella Balena, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Fokus Award 16, Ekspozita “Përtej kohës”, Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozita “Ndjesi” nga Emjona Stasi te Galeria “Nikolet Vasia” Durrës.
Java Kulturore Gjermane do të zgjasë më 3 – 8 tetor 2025, ku do të përmendim Ligjëratë nga Stephan Kaluza “Mekanizma të dëshirës krijuese” më 6 tetor 2025, “From Bach to Blues” te TKOB më 7 tetor 2025, Crossover Concert Jazz në Vlorë dhe Tiranë më 8 tetor 2025. Do të mbahen dhe evente për Javën Kulturore Hollandeze më 9-11 tetor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Punëtoria krijuese “Dritë-hije” (Shadow Stories) te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër më 8 tetor 2025, “Ne jemi ndryshe” nga Cirku Kombëtar më 8 tetor 2025, “Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 10-12 tetor 2025, Programi i edukimit te “Galeria e Artit” Tiranë – Punëtoria “Tirana Bardhë e Zi” më 10 tetor 2025, Cirku Kombëtar në COD më 10 tetor 2025, Teatri për fëmijë “Delja e detit” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 11-12 tetor 2025, si dhe Cirku kombëtar “Një përmbledhje magjike” te Teatri i Kukullave më 11-12 tetor 2025, si dhe Etno Kids Festival në Rehovë të Kolonjës më 10 tetor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Ecje Tematike në Shtegun e Dyerve të Vjetra të Durrësit më 7 tetor 2025, “Sfidat e Artit Bashkëkohor” – Exhibition Talk më 8 tetor 2025, Filmat & takimet e javës nga “HBS Tiranë” më 7, 9, 10, 11 tetor 2025, Siti Lights me Endri Dani, Joan Kamberaj, Jolin Matraku në Tiranë më 10 tetor 2025, Festivali Letrar Ndërkombëtar për të rinj – Tirana Gate 2025 më 8-10 tetor 2025, si dhe “Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur” nga “Pika pa sipërfaqe” më 10-11 tetor 2025 në Tiranë.
Open Mic Night nga “Comedy Thursday” do të mbahet më 9 tetor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!