Xhubleta shqiptare në UNESCO si pjesë e “Listës së mbrojtjes urgjente”

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë), shpjegohet se Malësia e Madhe ka traditë xhubletën. Po ashtu, sqarohet se ajo përbëhet nga mbi 30 elemente dhe ndahet në xhubletë të vajzërisë, të martesës, xhubleta e para së keqes dhe ajo e së keqes

Në sesionin e 17-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, unanimisht është vendosur shpallja e xhubletës dhe dijebërjës së saj si pjesë të Listës së trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Xhubleta, shkathtësitë, mjeshtëria dhe format e përdorimit, Albania” është titulli me të cilin xhubleta ka bërë vend në “Lista e mbrojtjes urgjente 2022”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Kjo arritje e Shqipërisë është vlerësuar lart nga ata që merren me trashëgimi kulturore.

Almanart