Azem Shkreli për Havzi Nelën: Kërkonte vazhdimisht liri brenda ferrit

Nga Azem Shkreli

Për herë të parë mësova për Havzi Nelën në një shkrim të “Rilindjes”, aty kah viti 1993.

U trondita thellë për çka mësova për jetën e atij njeriu.

Ai njeri çdo gjë e kishte pasë të kufizuar: edhe ditën, edhe natën, por vetëm në mendjen e tij s’mundën të futeshin dot.

Kohë më vonë kur lexova vjershat e tij, pata një tronditje në shpirt. Ato vjersha qenë të thjeshta, nuk kishin shumë figura artistike, por qenë fati i njeriut që kërkonte vazhdimisht liri brenda ferrit.

Më herët kam shkruar poezinë “Poetëve të vdekur”, por edhe pse i kushtohej poetit të varur Benjamin Maloise, kam pasë parasysh të gjithë poetët e ekzekutuar. Ajo poezi, tani më duket sikur qe shkruar edhe për Havzi Nelën, por si parandjenjë e hershme për fatin e tij dhe të poetëve të tjerë që do të ekzekutoheshin. Po, po, litar në fytin e njeriut, poetit…

(Nga libri “Fjala në litar”, Botime Onufri, Tiranë 2005)

Marrë nga profili në facebook i Petrit Palushit


Poezia “Kur të vdes” e poetit martir Havzi Nela, interpretuar nga aktorja Ema Andrea në koncertin “Tingujt e Kujtesës”.

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart