“An independent book fair” më 8–11 tetor 2026
Nga 8 deri më 11 tetor, Tirana pret Panairin e Pavarur të Librit, një program katërditor ku libri takohet me poezinë, artin bashkëkohor, zine-t, tipografinë dhe botimin e pavarur.
Panairi hapet të enjten, 8 tetor, nga ora 17:00–20:00, ndërsa programi vijon të premten me “A Poem Is an Intersection” me Emily Jacobi, një lexim nga Inès Heddar, diskutimin “Independent Publishing as Infrastructure for Discourse” nga Other Forms, si dhe prezantime nga Vila 31 x Art Explora dhe Scarabocchio. Mbrëmja mbyllet me “Existing, Connecting, and Drinking”, me Ebi Spahiu, Amarildo Fecanji dhe Safira Boeder.
Të shtunën, programi sjell “Write (Right) Your Wrongs”, “UNTITLED. Act V: Text as a Shared Space” nga Morley House, “Flamingo Revolution: Notes from the Streets” dhe “Radical Sense: An Ecofeminist Reader”. Dita përfundon me një “Community Condiment Bar and Hot Dog Eating Contest”.
E diela nis me “Sunday Morning Cartoons”, vijon me “Interruption Tournament” me Juri Marian Gross dhe Emily Jacobi, dhe mbyllet me workshop-in “Create Your Own Typography! In a Book!” me Viola Tipia.
Ky panair shënon një takim mes librit, artit dhe komunitetit krijues, një hapësirë ku publikimi bëhet mënyrë për të ndarë ide, për të eksperimentuar dhe për të krijuar lidhje të reja. “28 November” quhet grupi që organizon këtë panair prej disa vitesh tashmë dhe sjell shtëpi botuese të pavarura nga vendi e rajoni, për të gjithë të interesuarit në Tiranë
8–11 tetor, Tiranë. Katër ditë për të lexuar, zbuluar, diskutuar dhe krijuar!
Programi i ditës së enjte, të premte, të shtunë, të diel, pranë “Përdhe Snack”, Tiranë



