“Cirku Kombëtar” shfaqje në jubileun e 65 vjetorit të krijimit

cirku kombëtar

“Tabllo e hapjes” është shfaqja më e re e “Cirkut Kombëtar” pranë Qendrës “Kristal” në kryeqytet, që do të jepet në këtë fundjavë më 21 e 22 dhjetor 2024, në orën 11:00.

Postimi i bërë në rrjete sociale fton fëmijët e familjet në këto ditë festive të kalojnë kohë argëtuese me artistët e një prej institucioneve historike për shqiptarët.

Ju presin aktivitete si: dyshe me fjongo, pantominë muzikore, zhonglerim dhe prestigjatori. Kartolina për 65-vjetorin do t’ju bëjë të qeshni, të festoni dhe të ndiheni plot energji.

“Cirku Kombëtar” ju fton të festoni dhe të bëheni pjesë e këtij momenti të paharrueshëm!

Cirku Kombëtar Shqiptar është një institucion artistik me traditë të gjatë në Shqipëri, që ka nisur punën që nga viti 1959, kur një grup artistësh të talentuar dhe të guximshëm realizuan shfaqjen e parë të plotë të cirkut shqiptar, të titulluar “Shkopi Magjik”. Kjo shfaqje historike shënoi një moment kyç në formimin dhe zhvillimin e cirkut si një art në Shqipëri.

Almanart