Olen Cesari në Tiranë, “12 burra të zemëruar”, “Kaini dhe Abeli”, “Cavalleria Rusticana” & Gianni Schicchi, Harmoni Fest, Beats n Brunch

evente kulturore 6-12 prill 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 6 deri më 12 prill 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” te Teatri i Kukullave më 6-9 prill 2026, Teatri “Kukulla” në Fier më 9 prill 2026, Teatri “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” më 9-12 prill 2026, Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 9-12 prill 2026, Monodrama “Rrëfimet e Gjonit” te Teatri Metropol më 7-9 prill 2026, Teatri “Familja Astari” në Vlorë më 10-12 prill 2026.

Filmat që do të shfaqen janë: Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit prill, Shfaqje dokumentarësh me program nga Armando Lulaj te ZETA Contemporary Art Center më 7 prill 2026, Programi i filmave të muajit te Semafori Studio Shop të marten e çdo jave, Filmi dokumentar nga Vranin Gecaj “Kolë Idromeno – Urë mes perëndimit dhe lindjes” te Kinema Republika më 11 prill 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert nga Olen Cesari në Tiranë më 9-11 prill 2026, Koncert “Kur dy zemra dashurohen” për Muharrem Gurrën te TKOB më 10 e 11 prill 2026, Beats n’ Brunch Festival 2026 më 11 e 12 prill 2026, Opera “Cavalleria Rusticana & Gianni Schicchi” te Teatri i Operas dhe Baletit më 6 e 7 prill 2026, Eventet e muajit prill te “Vila 31 x Art Explora” ku spikat “Harmoni Fest” më 8 prill 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozita “Salvador Dali” te “COD Kryeministri”, Ekspozitat “Çfarë vjen përpara elegancës” & “Karakteri i nënvetëdijes” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Midis formës dhe shpirtit” nga Kristi Baba te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “Dream Anatomy” nga Alessia Podgorica te Gallery70, Ekspozita “Toka mban” nga Kushtrim Memeti te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “ËNDËRR” nga Thomas Krempke te Grupi ATA, Kamez, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita Rrok Zojzi: Ekspedita Etnografike te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozitë personale “N’MUGË” në Durrës.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “E bukura dhe bisha” te Teatri i Kukullave më 11 e 12 prill 2026, Cirku Kombëtar – Ngjyrat e jetës më 11 prill e Circus Show më 12 prill, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Leksion i hapur nga Jean-Paul Champseix në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më 7 prill 2026, Trajnim për krijimin e karikaturave nga Endri Beqo te “Tek Bunkeri”, Takime “Mbi filozofinë politike” te “Tek Bunkeri” Tiranë, “Kthe pasionin në profesion” më 9 prill 2026, “Gjykimi estetik. E bukura dhe e kundërta e saj” nga Ardian Ndreca te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea” më 9 prill 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.