Ekspozitat “Çfarë vjen përpara elegancës” & “Karakteri i nënvetëdijes” te “Galeria e Artit” Tiranë

Date

18/04/2026
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 18:00

Location

"Galeria e Artit" Tiranë
Home Events - Almanart Ekspozita Ekspozitat “Çfarë vjen përpara elegancës” & “Karakteri i nënvetëdijes” te “Galeria e Artit” Tiranë

Galeria e Artit Tiranë

ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e dy ekspozitave:

“ÇFARË VJEN PËRPARA ELEGANCËS” nga Ema Bregu, dhe “KARAKTERI I NËNVETËDIJES”, nga Elisa Koçeku!

Këto dy ekspozita vijnë si një dialog midis dy artisteve të reja dhe njëkohësisht dy praktikave artistike që operojnë në kufijtë e së dukshmes dhe së padukshmes, duke eksploruar identitetin si një proces të vazhdueshëm transformimi.

Ato i bashkon trajtimi me shumë kujdes i figurës femërore, ku trupi i ekspozuar në punën e Bregut, përballet me trupin e shpërbërë dhe të paqëndrueshëm në punën e Koçekut.

Kjo paraqitje e përbashkët e dy artisteve në GAT, propozon një hapësirë reflektimi ku vizitori ftohet të lëvizë ndërmjet këtyre dy dimensioneve — të vëzhgojë, por edhe të ndiejë; të njohë, por edhe të dyshojë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 08-18.04.2026.

🗓️Inaugurimi : 08.04.2026
🕕18:00.

Ju mirëpresim!

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.