Nëntori numerik, “Si ta doni” nga Shakespeare, Metrofest 9, Halloween, Java Austriake, Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës

eventet e javës 27 tetor 2 nëntor 2025

Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 27 tetor deri më 2 nëntor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë më 27-30 tetor 2025, Festivali “METROFEST 9” – Shfaqja “Takim i Munguem” nga Rafael Hoxhaj te Teatri Metropol më 30, 31 tetor, 1, 2 nëntor 2025, Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 30, 31 tetor, 1, 2 nëntor 2025, Teatri “Si ta doni” nga William Shakespeare te “Teatri Kombëtar” më 30, 31 tetor, 1, 2 nëntor 2025, Teatri “Përtej horizontit” në Korçë më 31 tetor, 1 e 2 nëntor 2025, Teatri “Rendi i ri” te Teatri “Petro Marko” Vlorë më 30 e 31 tetor 2025, Shfaqja “Komshinjtë” në Vlorë më 1 e 2 nëntor 2025, Teatri “15 ditë prilli” te Teatri “Migjeni” Shkodër më 2 nëntor 2025.

Sa i përket filmave e festivaleve të filmavedo të mbahen Nata e filmit italian te Kinema “Maks Velo” Tiranë më 27 tetor 2025, “Nova Tale – Narrativa të reja mbi tregimet e moçme” më 28 tetor 2025, Netë filmash – Sofia Coppola më 28 e 30 tetor 2025, “Bertolucci me zërin e tij” nga “Albanian Cinematheque” më 29 tetor 2025, Filma nga “HBS Tirana” më 29 tetor e 2 nëntor 2025, “Jazz on a summer’s day” nga “Albanian Cinematheque” më 30 tetor 2025, Filmi “Lady – D” nga Fatmir Koçi te Cineplexx Albania më 30 tetor 2025, si dhe ka nisur aplikimet për “Tirana 48 Hour Film Project”.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Festivali i Këngës “Luleborë” Shkodër më 27 e 28 tetor 2025, Koncert nga grupi muzikor nga Anglia “Royal free singers” në Gjirokastër më 28 tetor 2025, Këngë popullore Vlonjate dhe tradtitës Çame “Aty ku nisi kënga” më 29 tetor 2025, Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike RTSH – Beethoven Tirana 2025 më 31 tetor 2025, Muzeu i dëgjimit – Shkodra Elektronike më 1 nëntor 2025.

Nëntori numerik vjen në “KubFranceTirana” me aktivitete të ndryshme si eksperienca imersive, biseda, workshop dhe performanca duke nisur që nga data 30 tetor e deri më 20 nëntor 2025, ku do të gjeni VR “En tête-à-tête avec la Joconde”, “Madrid Noir”, “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në erën digjitale” nga Erjon Tusha te KubFranceTirana më 30 tetor 2025 etj gjatë nëntorit.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë Ekspozitë “No Art Zone” nga Vladimir & Noel Myrtezai, Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, Ekspozita “Magjia e vizatimit” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” Tiranë,  Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Diell në Fijet e Barit” nga Blerta Hashani,  URAT MESDHETARE – BIENALIA E 6-të NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT NË TIRANË, Ekspozita “SHIFTING VIEWS” nga grupi STUBRN, Ekspozita “A retrospective in six lessons + 1” nga Ilir Kaso, Ekspozita “Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla”, Ditët e Mios” – Edicioni i 15-të në Korçë, Kolonia e piktorëve “Vjeshta e artë e Kolonjës”.

Java Kulturore Austriake do të zgjasë më 27 – 31 tetor 2025, ku do të përmendim “200 vjet Strauss” më 28 tetor 2025, Koncert nga Clara Montocchio Quintet te Salla Black Box, Universiteti i Arteve më 29 tetor 2025 si dhe te Hotel Chicago, Shkodër më 30 tetor 2025, Koncert nga “No Borders Orchestra” në Tiranë më 31 tetor 2025,

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Festivali “Mediums” – “Përralla të interpretuara” Hans Christian Andersen më 28 tetor 2025, Teatri për fëmijë “Luanushi i frikësuar” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 30, 31 tetor e 1, 2 nëntor 2025, “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave më 1 e 2 nëntor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovim libri “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe letërsisë” te Rektorati UT më 28 tetor 2025, Takim & bisedë me Rita Petron më 28 tetor 2025, Projeksion digjital krijues për “Xhubletën” më 28 tetor 2025, Klubi i Librit “Dua” – “Vitet” nga Annie Ernaux më 28 tetor 2025, 30-vjetori i revistës “Studime për artin” më 29 tetor 2025, “Promovim dhe Demonstrim i Arteve Ebru dhe Kat’ı” më 29 tetor 2025, Zërat e Medias – Po historitë e gazetarëve, kush i rrëfen? më 29 tetor 2025, Prezantim libri për ngjyrosje “Takohemi ku takohen malet: Një letër dashurie për Ballkanin” më 29 tetor 2025, Takime nga “HBS Tirana” më 30 tetor e 1 nëntor 2025, “Zëra të Heshtur: Poezia dhe Kujtesa e Burgosur” më 29 tetor 2025, Tryeza e rrumbullakët “Fuqia e tregimtarisë në ruajtjen e trashëgimisë jomateriale” më 30 tetor 2025, Klubi i Librit “Hugo” – Takim me Rea Vrapin për “Ritakim të panjohurish” më 31 tetor 2025, Fora nr.2 – Rroftë Printi: Sfidat dhe ndikimi i librit të shtypur në kulturën bashkëkohore më 31 tetor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta për shkak të “Natës së Halloween”, ku do të ketë veçojmë “Tiki Bar” Tiranë,  Shtrigat e Lanës me Bojken Lako Band, DJ Lura & Amor del Rey, DJ Motel Sazani, DJ Loren, DJ Nyto, Mr.Elvis, Doza MC, Ges Rabo, DJ Hektor Jubani te “Mayfair Bar” Tiranë, “Illyrian Saloon” Tiranë, “Voodoo Rock Pub” Tiranë, “Juliette Cocktail Bar” Tiranë,  3 Musketjerët, DJ Tatu, “Tunel Music Venue” Tiranë, DJ Bim Dee te “Noah Coffee” Elbasan, Gena te “Havanna Club” Elbasan, Franklin te “Versus Club” Korçë, Bed Station, Teuta Selimi te “Marquess Resto Lounge” Durrës.

Këto e më shumë evente që ndodhin kudo në të gjithë Shqipërinë, i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.