
15 vjetori i The Code Tirana
The Code feston 15 vjetorin!
Nuk jemi “adoleshent 15 vjeçar” ☺️, por një emër i besueshëm, tashmë brand i konsoliduar dhe vendi më i preferuar e më argëtues në Tiranë.
Nuk u bëmë as vetë, as vetëm, por falë përkujdesjes së pakursyer të stafit tonë, partnerëve tanë, të cilët të gjithë sëbashku, kthyen tek The Code, sytë e të gjithë klientëve tanë; ata më besnikëve që janë me ne që prej ditës së parë; ata që vijnë për herë të parë dhe kthehen për të dytën, për të tretën…
The Code nuk është thjesht një stacion, por destinacion social ku është e pamundur të vish e të mos takosh një shok a një të afërm…. Shkurt, muzikë e pije ka kudo, por The Code ka vetëm një, ndaj gjithçka tingëllon e shijon ndryshe!
Faleminderit çdo bashkëpunëtori dhe mirënjohje për qindra klientë, për të cilët jemi zgjedhje e parë.
