18 vjetori i Parkut Kombëtar “Shebenik” Fushë Studën
🎉 Parku Kombëtar “Shebenik”⛰️ këtë vit feston 18-vjetorin e shpalljes së tij park kombëtar!
🗓️Ditën e enjte, më 21 maj, ju mirëpresim të festojmë së bashku mes tingujve të muzikës🎶, aromës dhe shijes së gatimeve🍲🥘 tradicionale të zonës, të cilat do të jenë pjesë e panairit për të gjithë pjesëmarrësit.
🌿 Eja edhe ti të kalojmë së bashku në Fushë Studën një ditë festive🎉, plot argëtim, traditë dhe kujtime të paharrueshme👌 në natyrën☘️ e bukur që na është dhuruar!