Ninullat e Natyrës nga Çel Ensemble vjen në Tiranë me një mbrëmje intime dhe autentike, ku lulet e traditës takojnë tingullin bashkëkohor.
Ky koncert-album këndon me një zë besnik ku gërshetohen muzika dhe idili i natyrës, duke përcjellë për dëgjuesit e sotëm disa prej këngëve të vjetra, më elegante dhe më romantike të Shqipërisë së Mesme. Një ansambël live që ndërthur zemrën e folklorit me pulsime bashkëkohore.
🎶 Çel Ensemble
📍 Salla e Qendrës Kulturore, Katedralja Ortodokse, Tiranë
🗓 18 Maj 2026
🕖 19:00
🎟 Biletat: almanart.al
Kjo nismë lindi nga një magjepsje e hershme: Lulja si emblemë universale e së bukurës; e brishtë dhe e përkohshme, por njëherësh e aftë të zgjojë ndjesitë më të thella dhe kujtime të Universit që nuk dinim se i kishim. Ashtu si në këngët tona tradicionale, natyra nuk është sfondi, por vetë zëri i këtij aktiviteti.
Nën drejtimin artistik të Ron Gjura, Çel Ensemble bashkon mjeshtërinë e muzikantëve nga breza të ndryshëm, duke krijuar një përvojë që shpaloset mes kujtesës dhe së tashmes, dhe duke lejuar që ngjashmërisht me ciklet e natyrës, kënga e pakohë e jetëve tona të trupëzohet në forma përjetësisht të reja dhe kurdoherë të bukura.
Vokal: Irma Gjura, Greta Zani, Kamela Islamaj
Tradita nuk është një vend a kohë ku rikthehemi.
Pavarësisht harresës, përtej nostalgjisë,
ajo jeton me ne, gjithmonë e re.
Ruaj datën dhe takohemi aty!
