82-vjetori i ngjarjeve të Çamërisë te Sheshi Skënderbej
FTESË
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR dhe Shoqatën “Tirana”, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në veprimtarinë përkujtimore me temë:
“Kujtesë, Drejtësi dhe Identitet”
Një aktivitet historik, kulturor dhe edukativ, i organizuar në kuadër të përkujtimit të 82-vjetorit të ngjarjeve tragjike të Çamërisë (1944), kushtuar ruajtjes së kujtesës kolektive, promovimit të trashëgimisë çame dhe reflektimit mbi rëndësinë e identitetit dhe drejtësisë historike.
📅 Data: 25 Qershor 2026
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Sheshi Skënderbej, krahu i Bulevardit “Zogu I”, në segmentin ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Tirana International Hotel
Programi do të përfshijë:
Ceremoni përkujtimore
Hapjen e ekspozitës tematike
Shfaqjen e një dokumentari historik
Prezantimin e etnografisë dhe veshjeve tradicionale çame
Reflektime nga historianë dhe studiues
Interpretime poetike dhe program artistik
Këndin e librit me botime kushtuar Çamërisë
Pjesëmarrja juaj na nderon!
Mirë se vini!