“Akordet e Jonit” në Himarë

🎶 AKORDET E JONIT 2026 🎶
🌊 Muzika bashkon brigjet e Jonit!

Bashkia Himarë, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe Shoqatën “Artistët Interpreti”, ju fton të bëheni pjesë e ciklit koncertor “Akordet e Jonit”, një seri mbrëmjesh muzikore që do të sjellin në Himarë artistë dhe ansamble nga Shqipëria dhe Greqia, duke e kthyer bregdetin tonë në një skenë të hapur arti dhe kulture.

Gjatë muajve korrik dhe gusht, qyteti i Himarës, Qeparoi dhe Dhërmiu do të mirëpresin parada muzikore, koncerte me banda frymore, orkestrina dhe artistë të njohur, në një atmosferë festive që promovon dialogun kulturor, miqësinë mes popujve dhe pasurimin e sezonit turistik.

📍 Programi i aktiviteteve:

📅 3 Korrik | 21:00 – Shëtitorja Himarë
Parada & Koncert – Orkestra Frymore e F.A. & Fanfara Tirana

📅 10 Korrik | 21:00 – Shëtitorja Himarë
“Muzika Bashkon” – Thessaloniki Youth Band (Greqi)

📅 11 Korrik | 21:00 – Shëtitorja Qeparo
“Muzika Bashkon” – Thessaloniki Youth Band (Greqi)

📅 26 Korrik | 21:00 – Sheshi “Petro Marko”, Dhërmi
“Muzikë nga tre brigje” – Rovena Dilo & Acoustic Band, Albanian Brass

📅 15 Gusht | 21:00 – Shëtitorja Himarë
“Himara feston” – Rovena Dilo, Kostas Kapsalis & Polytonic Band (Greqi)

🎼 Ju ftojmë të festojmë së bashku muzikën, kulturën dhe mikpritjen e Himarës, në një sezon veror plot emocione dhe mbrëmje të paharrueshme.

Date

03/07/2026
Kategorite

Location

Pedonale, Himarë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.