Albania Guitar Festival
Aniello Desiderio pë herë të parë në Tiranë! 🇮🇹
Një nga emrat më të mëdhenj të kitarës klasike botërore, kitaristi italian Aniello Desiderio, vjen në skenën e Albania International Guitar Festival për një koncert të veçantë në Tiranë.
I cilësuar nga kritika ndërkombëtare si “il Fenomeno”, Desiderio ka spikatur që në moshën 8-vjeçare si një talent i jashtëzakonshëm. Ai është fitues i 18 çmimeve të para ndërkombëtare, ndër të cilat konkurset prestigjioze në Havana, Benicasim dhe Madrid.
Gjatë karrierës së tij, Aniello Desiderio ka performuar në disa nga sallat më të rëndësishme të botës, si Carnegie Hall, Tchaikovsky Concert Hall, Palau de la Música, Mozarteum, Berlin Philharmonie dhe Concertgebouw Amsterdam, duke bashkëpunuar me orkestra dhe artistë të njohur ndërkombëtarë.
📅 18 qershor 2026
🕢 Ora 19:30
📍 Salla “Tonin Harapi”, Tiranë
Ky koncert organizohet në partneritet me Ambasadën e Italisë në Shqipëri dhe Institutin Italian të Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë Tiranë, SIGMA Vienna Insurance Group, ERA Restaurant dhe Souvenir Stela.