Albania Guitar Festival – Capreolus Duo në Tiranë e Rubik

Capreolus Duo në Albania International Guitar Festival 2026

Në kuadër të edicionit të 10-të të Albania International Guitar Festival, kemi kënaqësinë të mirëpresim në Shqipëri, Capreolus Duo, dyshen e kitarës të përbërë nga artistët austriakë Verena Merstallinger dhe Julian Richter.

Capreolus Duo u krijua nga një interes i përbashkët për të eksploruar larminë muzikore të dy kitarave. Programet e tyre ndërthurin virtuozitetin me ndjeshmërinë artistike, duke sjellë për publikun një përvojë koncertale të veçantë. Të dy artistët janë muzikantë të muzikës së dhomës, fitues çmimesh dhe të përkushtuar gjithashtu në promovimin e veprave të kompozitoreve femra.

Publiku shqiptar do të ketë mundësinë t’i ndjekë në dy koncerte:

📅 4 qershor 2026
🕢 19:30
📍 Salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave, Tiranë

📅 6 qershor 2026
🕢 19:30
📍 Kisha e bukur e të Shelbuemit, Rubik

Programi i tyre sjell një udhëtim muzikor nga muzika klasike, te ritmet braziliane dhe tingujt bashkëkohorë, me vepra nga J. K. Mertz, Olga Amelkina-Vera, Antoine de Lhoyer, Violeta Dinescu dhe Radamés Gnattali.

Ky koncert organizohet në partneritet me Ambasadën e Austrisë në Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Rinisë, Bashkisë Tiranë, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Union Mirdita, SIGMA Vienna Insurance Group, ERA Restaurant dhe Stela Souvenir.

Mirë se vini në dy mbrëmje të veçanta kushtuar kitarës klasike! 🎶

Date

06/06/2026

Location

Akademia e Shkencave

Vendndodhje të tjera

Kisha e Shelbuemit, Rubik
Rubik
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.