Albania Guitar Festival
Carmesí Guitar Duo në Tiranë 🎶
📅 19 qershor 2026
🕢 Ora 19:30
📍 Salla “Tonin Harapi”, Tiranë
Në kuadër të edicionit të 10-të të Albania International Guitar Festival, publiku shqiptar do të ketë kënaqësinë të ndjekë koncertin e Carmesí Guitar Duo, formuar nga dy kitaristet spanjolle Paola Requena dhe Isabel Martínez.
Pas karrierave të suksesshme ndërkombëtare si soliste dhe performancave në skena të rëndësishme anembanë botës, dy artistet nisën rrugëtimin e tyre si duo, duke zbuluar një përputhje të veçantë artistike dhe një vizion të përbashkët muzikor. Që nga debutimi i tyre në Auditorio de la Diputación de Alicante (ADDA) në vitin 2020, Carmesí Guitar Duo ka dhënë koncerte në Spanjë, Suedi, Rusi, Francë dhe Marok.
Të dyja të lindura në Cartagena, Murcia, Paola Requena dhe Isabel Martínez kanë ndërtuar një profil të spikatur artistik, të vlerësuar me çmime, studime të avancuara dhe pjesëmarrje në festivale e skena prestigjioze ndërkombëtare.
Një mbrëmje elegante kushtuar kitarës klasike spanjolle dhe dialogut të bukur muzikor mes dy artisteve të jashtëzakonshme.