“Albanian Dance Competition” në Elbasan
💃🕺“Albanian Dance Competition”, Festival of Dance Composition, Performance and Education -Albania 2026, është një aktivitet i artit kërcyes me një karakter promovues dhe edukues, që u shërben studentëve krijuesve të rinj, pedagogëve dhe gjithë komunitetit të artit koreografik kombëtar.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mbështesë zhvillimin e koreografisë bashkëkohore në vendin tonë, duke krijuar një hapësirë eksperimentimi artistik, ku krijimi dhe performimi, trajtohen si një proces i përbashkët i edukimit kërcyes.
Ky aktivitet kulturoro-artistik, realizon një shkëmbim eksperiencash dhe qasjesh ndaj ideve inovatore në një rrafsh gjithpërfshirës të gjeneratave të ndryshme, në fushën e artit koreografik.
👉 Programi përbëhet nga prezantimi i performancave koreografike nga:
▪️Dance Company “Horos” Greqi e përfaqësuar nga Edge Lame
▪️Kompania e Dancit Kontemporan “Was Bleibt Kollektiv”
▪️Shkolla Kombëtare Koreografike
▪️Shkolla e Baletit Prizren
▪️Kompania e Dancit “Kaltërsia”
▪️“V.B” Contemporary Dance Studio
▪️Sadi Contemporary Dance Studio
▪️Future Stepss Academy
🗓23 – 24 – 26 – 28 – 29 PRILL
📍TEATRI “SKAMPA” ELBASAN
🕢ra 19:30
➡️ HYRJA E LIRË
Jeni të mirëpritur !