Albanian Summer – Perspektiva e një kompozitori britanik nga viti 1980

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra e Studimit të Arteve, në bashkëpunim me programin e rezidencave artistike Art Explora x Vila 31 dhe shtëpinë botuese Pykë-Presje, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ALBANIAN SUMMER: Perspektiva e një kompozitori britanik nga viti 1980, një aktivitet i veçantë që sjell në Tiranë kompozitorin britanik Dave Smith, një prej figurave pioniere të skenës së muzikës eksperimentale britanike të viteve ’70-’80.

Përmes një koncerti dhe një leksioni të hapur, publiku do të ketë mundësinë të njihet me krijimtarinë dhe perspektivën artistike të Dave Smith-it, si dhe me marrëdhënien e tij shumëvjeçare me Shqipërinë.

Koncerti do të sjellë në skenë Dave Smith-in në piano, së bashku me Naomi Sullivan në saksofon, ndërsa leksioni i hapur do të ofrojë një mundësi të veçantë për të hyrë më thellë në universin e tij krijues dhe në përvojën e tij muzikore.

📍 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Salla “Aleks Buda” 📅 E enjte, 19 nëntor 2026

🎹 Koncerti: 11:00–12:30 🎤 Leksioni i hapur: 15:00–16:00

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi me muzikën eksperimentale dhe një prej protagonistëve të saj në Britaninë e viteve ’70-’80.

Ju mirëpresim!

Date

19/11/2026

Location

Akademia e Shkencave

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.