
Art Explora Festival – Erdiola Kanda Mustafaj – Fryj, të fryshë, frymë. Çfarë mendoni ju?
Fryj, të fryshë, frymë. It’s just a touch? Është një punëtori rituali nga Ediola Kandra që eksploron gjenealogjitë fiktive dhe traditat vllahe të pastrimit. E rrënjosur në trashëgiminë e saj vllahe, Kanda frymëzohet nga bisedat me të gjyshen për të krijuar një ritual që shpaloset në perëndim, pranë detit. Përgjatë tri netëve, pjesëmarrësit përfshihen në një ritual intim të bazuar në frymë, kujtesë dhe transmetim. Cdo sesion ndjek një sekuencë të strukturuar: një këndim i pëshpëritur(bisbilgio) recitim fjalësh të vjetra, dhe si përfundim përmendje e shkrimeve të Kandas. Si një përsëritje imitiuese e qëndrimeve, ky akt ngjall një farë nderimi, i paraqitur këtu edhe si “gjest i njohjes alternative ose si kundër – kujtesë”.
Pjesëmarrësit marrin ritualin, duke u bërë mbartës të një tradite pastrimi dhe rrëfimi, duke riaktivizuar të shkuarën në të tashmen dhe duke krijuar një vend imagjinar ku breza të largët mund të takohen në heshtje.
