
“Atelieja e Traditës” te “Reja”
Me datë 29 shtator, do të takohemi për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me Atelienë e Traditës Tek Reja ( “The Cloud”).
Ky aktivitet është një mundësi për fëmijët dhe me fëmijët për të njohur rëndësinë e trashëgimisë në formimin e identitetit kombëtar si aset i çmuar i turizmit kulturor.
Do të kemi një ekspozitë me punime artizanale që do të tregojnë trashëgiminë etnografike dhe atë të fjalës, duke përfshirë detaje dhe kuriozitete.
Takimi do të mbyllet me një udhëtim “pa zhvendosje” në autobusin e Traditës.
Takimi do të mbyllet me një udhëtim “pa zhvendosje” në autobusin e Traditës.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Studio Kadare 
dhe Tradita Popullore Edlira.


Ju mirëpresim!
