Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

📌FIKSOJE 18 QERSHORIN🤩

Viti 2025 🗓️shënon një datë të veçantë për Tiranën; shpalljen e saj si Kryeqytetin Mesdhetar për Kulturën dhe Dialogun 2025🤩

📍Tirana, me gjithë ngjyrat dhe diversitetin e saj unik, ka dëshmuar ndër vite përzierjen e qytetërimeve dhe traditave të ndryshme🥰

🤩Këtë vit, më 18 qershor,📍Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çel ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne”, për të ekspozuar për publikun e gjerë libra📚, dorëshkrime📜, harta🗺️e gravura mes viteve 1300-1900, duke dëshmuar bukurinë e marrëdhënieve e kulturave të ndryshme, por që i bashkon diçka e madhe; MESDHEU😍.

📌Ju ftojmë ditën e mërkurë, ora 19:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite madhështore🥳.

🫣Për të gjithë ju që nuk mund të na vizitoni dot në datën 18 qershor, ju bëjmë me dije se ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj të tërë, deri më 18 korrik, ora 09:00 – 20:00😍.

👋🏻Shihemi të mërkurën e gjithë muajin në vijim!🤩

#EkspozitëBKSH #Mesdheu #tiranakryeqytetimesdhetarikultures #Tirana #BKSH #HARTA #DORËSHKRIME #BashkiaTiranë #MEKI #ekonomiakulturainovacioni

Date

16/07/2025

Time

09:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Biblioteka Kombetare

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart