Audicion “Kori i Zërave të Bardhë” në TKOB

📣Hapim sërish AUDICIONIN për Korin e Zërave të Bardhë në TKOB, ku fëmijët do të trajnohen profesionalisht nga artistët tanë, PA PAGESË!

🤍Kori i Zërave të Bardhë, i themeluar në shtator të 2022-shit, përgjatë një viti është bërë pjesë e shumë produksioneve të TKOB-së, në të tilla si: operetën “Karnavalet”, veprën simfonike vokale “Carmina Burana”, “Oratorio de Noel”, “Muzika- Dashuri e përjetshme”, celebrimi i “Retro Christmas”, etj.

🥰Nga ku janë pikasur talente të reja duke i promovuar në skenën prestigjioze të TKOB-së, siç ishte dhe 10-vjeçarja Aislin Shyti, e cila debutoi në oratorion “Elias” të F. Mendelssohn.

👉🏻Dërgoni të dhënat e fëmijës suaj në email-in zyrtar: sekretaria@tkob.gov.al, (emër, mbiemër, mosha, shkolla dhe një numër kontakti). Prioritet do të kenë fëmijë që studiojnë një instrument muzikor.

👉🏻Audicioni do të zhvillohet më 22 shtator, ora 15:00, pranë ambienteve të TKOB-së.

Date

22/09/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.