AUTHORS MEET AUTHORS “Fatmir Koçi meets Dea Gjinovci” te Vila 31

Nga Dëshira te Pamundësia e Mbërritjes: Përvoja të Përmbysura Migratore në Kinema

Më shumë se dy dekada larg njëri-tjetrit, nga zhanre dhe gjuhë të ndryshme kinematografike, regjisorët Fatmir Koçi dhe Dea Gjinovci bëhen bashkë për të diskutuar Tirana, Viti Zero (2001) dhe Wake Up on Mars (2020), rreth konceptit të përvojave të përmbysura migratore.

Filmi fiksional i Koçit portretizon Shqipërinë pas rënies së komunizmit nga këndvështrimi i atyre që ëndërrojnë të largohen dhe atyre që këmbëngulin të qëndrojnë. Dokumentari i Gjinovcit, në të kundërt, nis pikërisht aty ku ky udhëtim zakonisht pritet të përfundojë, duke e paraqitur mbërritjen jo si zgjidhje, por si një gjendje pezullie, limboje burokratike dhe çrrënjosjeje të vazhdueshme.

Përmes një dialogu mes fiksionit dhe dokumentarit, dy regjisorët do të reflektojnë mbi mënyrën se si gjuhët e tyre kinematografike hedhin dritë mbi një spektër të gjerë emocional dhe psikologjik të përvojave sa të përmbysura, po aq edhe bashkëplotësuese, të (pa)mundësisë së largimit dhe mbërritjes.

Date

08/07/2026

Location

Vila 31, ish-Bllok, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.