Authors meets Authors – Saimir Kumbaro meets Timo Flloko
Autorët për Autorët: Takimi përmbyllës
Seria e dytë përmbyllet me shfaqjen e versionit të restauruar, me titra anglisht, të filmit “Vdekja e kalit” (1992), me regji nga Saimir Kumbaro.
📍 Kinemaja e Vila 31 – Art Explora, hyrja nga Rruga “Pjetër Bodgani”. Hyrja e lirë.
Më 25 nëntor | Ora 18:00
Në sfondin e spastrimeve të viteve ’80 në Shqipëri, një regjiment ushtarak që rrit kuaj shpërbëhet nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një grusht shteti kundër diktatorit. Agroni, një trajnues kuajsh rebel, kundërshton vendimin arbitrar për shfarosjen e kuajve, të cilët akuzohen gjithashtu si pjesë e komplotit.
“Vdekja e kalit” është filmi i parë fiksional i realizuar pas rënies së diktaturës. I përshkuar nga guximi politik dhe estetik, në kapërcyell të sistemit të ri politik, “Vdekja e kalit” paralajmëroi për gjuhën e re kinematografike shqiptare.
Bashkëbisedimi mes Saimir Kumbaros dhe Timo Fllokos mbi procesin krijues dhe realizues, kontekstin politik të kohës dhe mënyrën se si filmi u prit në premierën e vitit 1992, si dhe përgjatë dekadave që do të pasonin, do të publikohet së shpejti.
—
🎬 Authors Meet Authors: Closing Event
Authors meet Authors comes to a close with a screening of the restored version (with English subtitles) of The Death of the Horse (1992), directed by Saimir Kumbaro.
Set against the sweeping purges of 1980s Albania, a military regiment that raises horses is disbanded on suspicion of involvement in a coup against the dictator. Agron, a rebellious horse trainer, resists the arbitrary decision to exterminate the horses, which are also accused of being part of the conspiracy.
The Death of the Horse is the first fiction film made after the fall of the dictatorship. Imbued with political and aesthetic courage and made on the threshold of a new political system, The Death of the Horse heralded a new Albanian film language.
A conversation between Saimir Kumbaro and Timo Flloko will be published soon.
Stay tuned!
__
Mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në partneritet me Vila 31.