“Aventurat e Winnie Pooh” nga Teatri i Kukullave në Thumanë
A jeni gati për turin tonë veror, kalamaja?
🚐 Teatri i Kukullave nis udhëtimin nëpër Shqipëri me premierën ekskluzive të Teatrit Lëvizës:
🐻✨ “Aventurat e Winnie Pooh”
Një shfaqje plot ngjyra, humor dhe muzikë, që do të udhëtojë nga veriu në jug të vendit. Këtë verë do të jemi në parqe, sheshe, qytete e fshatra, nga Patosi në Shirokë e më tej.
🎟️ Të gjitha shfaqjet për fëmijë do të jenë FALAS!
🎭 Ndërkohë, kemi menduar edhe për të rriturit!
Më 4 dhe 5 korrik, në Teatrin e Kukullave vjen premiera e dramës “Jerma”, që ka për protagonistë aktorë të rinj të talentuar. Kjo shfaqje realizohet në kuadër të Fondit të Krijimtarisë të mbështetur nga MTKS.
❤️ Këtë verë do të jemi kudo! Ruani datat, vendet dhe ejani të argëtohemi së bashku!
Ju presim krahëhapur!
#mtks #turiveror #teatriikukullave