Baleti “La Sylphide” në Vlorë

MAGJIA E BALETIT ROMANTIK NË VLORË! ✨
📅 Data: 4 nëntor
🕖 Ora: 19:00

Teatri “Petro Marko” Vlorë në bashkëpunim me TKOBAP Tiranë me mbeshtetjen e Bashkisë Vlorë, ju fton të përjetoni një mbrëmje të veçantë artistike me “LA SYLPHIDE”, një nga kryeveprat e baletit romantik botëror, që ndërthur bukurinë e lëvizjes, poezinë e trupit dhe magjinë e një bote ëndrrash.
Nën koreografinë e August Bournonville dhe me muzikën e Herman Severin Lovenskiold, kjo vepër klasike ju fton në një udhëtim të paharrueshëm mes dashurisë, fantazisë dhe së bukurës.
Një spektakël ku vallëzimi bëhet poezi dhe skena shndërrohet në një botë magjike! 🌙
📍 Vendi: Teatri “Petro Marko”, Vlorë
📅 Data: 4 nëntor
🕖 Ora: 19:00
Biletat pranë biletarisë
Ora 9-12 dhe 16-19
Për rezervime: 0692065340
🎭 Mos e humbisni këtë takim me artin e madh të baletit!
Ju mirëpresim për të ndarë së bashku emocionet e një mbrëmjeje të paharrueshme!

Date

04/11/2026
Kategorite

Location

Teatri Petro Marko Vlorë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.