Baleti “La Sylphide” te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

🧚🏼‍♀️ “La Sylphide”, një nga baletet më të magjishëm të epokës romantike, vjen në skenën e TKOBAP-së për t’i dhënë jetë përrallës që vallëzon ndër puante. ✨

📜Në mëngjesin e ditës së martesës, James, i rrëmbyer mes realitetit dhe ëndrrës, zgjohet nga një puthje e lehtë. Sylphide, një krijesë ajri që e thërret drejt botës së saj të padukshme.
Ai përpiqet ta harrojë, por fryma e saj e ndjek kudo. Një shtrigë e vjetër, Madge, i profetizon të fejuarës së tij, Effies, se do të martohet me kushëririn Gurn, jo me James-in.
I ndarë mes dashurisë tokësore dhe asaj qiellore, James ndjek Sylphide-n në pyllin e saj magjik.
Duke u përpjekur për ta mbajtur pranë atë, ai bie pre e mashtrimit të shtrigës dhe i hedh mbi supe një shall të helmuar, duke e shuar atë.

✨Në versionin koreografik të August Bournonville, me muzikën plot ndjeshmëri të Herman Severin Løvenskiold dhe nën drejtimin e dirigjentit Gridi Krajës, trupa e baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjellin një mbrëmje përrallash.

✨ 3, 4, 5 Nëntor, ora 20:00

🎞️@alma_hani_

Për rezervime kontaktoni: +355698703233

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

05/11/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.