Biseda “Totes Haus u r” te “Shkodra Arthouse” Shkoder

Në vazhdën e ciklit të dytë të Kino-Klubit, më datë 6 tetor, ora 19.00, në Art House do të zhvillohet biseda “Totes Haus u r” [Dead House u r], mbi marrëdhënien e artit bashkëkohor me hapësirën private të “shtëpisë”. Titulli i bisedës i referohet artistit gjerman Gregor Schneider, vepra kryesore e të cilit, prej viteve ‘80-të e tutje, ka qenë shtëpia e tij, e titulluar “Haus u r”. Një ndërtesë tipike e shtresës së mesme në Rheydt-Mönchengladbach – qytet i njohur kryesisht si vendlindja e ministrit të propagandës së gjermanisë naziste, Joseph Goebbels. Shtëpi të cilën Schneider e mobilon dhe e zhvendos hera-herës, ekspozitë pas ekspozite, duke ruajtur gjithmonë trajtat tipike të një skenari psiko-horror, apo ato të një romani të verdhë.

Date

06/10/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

"Shkodra Arthouse"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.