Bisede me artisten Irena Paskali te “Galeria e Artit Tirane”

Bisedë me Artisten – 𝐈𝐫𝐞𝐧𝐚 𝐏𝐚𝐬𝐤𝐚𝐥𝐢
Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në një bisedë me artisten Irena Paskali, fituese e cmimit të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave “FRIDA “, me veprën e saj “Art is my bread”.
Irena Paskali është një artiste bashkëkohore maqedonase, e cila ka provokuar vazhdimisht me veprat e saj me sfond social-politik. Artistja punon në një sërë mediumesh si fotografi, videoart, instalacion, vizatim apo film eksperimental.
Ka studiuar në Akademinë e Arteve te Bukura në Shkup , si dhe Akademine e Arteve Mediatike ne Koln , Gjermani .
Fokusi i saj është konflikti i brendshëm i kulturave dhe besimeve të ndryshme, çështjet e identitetit dhe të tjetërsimit – tema që ajo i ka përjetuar në atdheun e saj, në Maqedoninë e Veriut.
Që nga viti 2001 ka realizuar ekspozita të shumta vetjake dhe ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash kolektive ndërkombëtare. Disa nga veprat e saj janë pjesë e koleksioneve në qendra të rendesishme arti ne Maqedoninë e Veriut.

Date

21/11/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

"Galeria e Artit Tirane"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.