Bisedë me Calin Kruse për procesin e krijimit të librave të fotografisë dhe fotozinave në Shkodër

Photobook-u si përvojë
Si lind një libër fotografie? Çfarë e shndërron një seri fotografish në një libër që përjetohet me të gjitha shqisat?
Calin Kruse, themelues i dienacht Publishing dhe drejtor i Leipzig Photobook Festival, vjen me një ligjëratë kushtuar procesit krijues të realizimit të librave të fotografisë, fotozinave dhe librave artistik.
Me mbi një dekadë përvojë në botimin e librave fotografikë, dienacht Publishing është një nga shtëpitë botuese të pavarura më të njohura në Evropë, e vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare për botimet e saj, të cilat ndërthurin fotografinë, dizajnin dhe mjeshtërinë editoriale në objekte artistike unike.
Gjatë kësaj ligjërate, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë:
• procesin krijues pas realizimit të një libri fotografie;
• rëndësinë e përzgjedhjes dhe renditjes së fotografive (editing & sequencing);
• rolin e dizajnit grafik, tipografisë, materialeve, letrës dhe lidhjes së librit në ndërtimin e një përvoje estetike;
• bashkëpunimin ndërmjet fotografit, dizajnerit, botuesit dhe shtypshkronjës;
• mënyrën se si funksionojnë shtëpitë botuese të specializuara dhe çfarë kërkojnë ato nga autorët;
• hapat që duhet të ndjekë një fotograf për të zhvilluar dhe botuar projektin e tij në formën e një libri.
Gjatë aktivitetit do të ekspozohet gjithashtu një përzgjedhje e botimeve fizike të dienacht Publishing, duke i ofruar publikut mundësinë t’i shohë nga afër si objekte editoriale dhe artistike.

Date

18/07/2026
Kategorite

Location

Muzeu "Marubi" Shkoder

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.