Bisedë me Sokol Çungën “Odiseja. Arti i kthimit në shtëpi apo tek vetja?” te Librari Valentini

Fare pak vepra të letërsisë evropiane kanë ushtruar ndikim kaq të vazhdueshëm mbi artet dhe mendjen njerëzore sa Odiseja e Homerit. Më shumë se dy mijë e pesëqind vjet pasi poema mori afërsisht formën që ka sot, Odiseja mbetet qartësisht e dallueshme në karakterin e vet: luftëtari që dëshiron të kthehet në shtëpi, udhëtari që haset me njerëz dhe krijesa të përbindshme, bashkëshorti i larguar prej gruas, babai i ndodhur larg të birit, burri me mendjemprehtësi të pazakontë dhe, mbi të gjitha, njeriu që vazhdimisht duhet të fshehë identitetin, në mënyrë që ta rigjejë atë.

Matanë këtyre, Odiseja nuk është thjesht rrëfenja e një aventure dhe e një aventurieri. Nuk është as vetëm udhëtimi nga Troja në Itakë. Është poema e asaj që i ndodh krijesës njerëzore kur zhvishet nga strukturat e njohura të identitetit, të familjes, të komunitetit dhe të atdheut. Pyetja thelbësore nuk është thjesht “A do të kthehet Odisea në shtëpi”. Poema ngre pyetje më të ndërlikuara, si: Çfarë do të thotë të kthehesh në shtëpi, pasi je bërë dikush tjetër, i ndryshëm nga ai që ishe kur u largove prej shtëpisë?

Date

28/10/2026

Location

Libraria “Atë Zef Valentini”, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.