
Bisedë për librin “MANDARINET” nga Simone dë Bovuari te libraria ADRION
FTESË
Ju pëlqen letërsia franceze? Dhe në veçanti Simone dë Bovuari?
Jeni të ftuar ditën e enjte, në datë 29 maj, në oren 12.00, në librari ADRION për një bisedë rreth librit MANDARINET dhe rolin e kësaj shkrimtareje të madhe në historinë dhe letërsinë e Francës e më gjerë.
Në romanin e saj më të famshëm, “Mandarinët”, Simone de Beauvoir hedh një vështrim të mprehtë mbi shoqërinë intelektuale pariziene në fund të Luftës së Dytë Botërore. Duke rrëfyer në mënyrë artistike historitë e personaliteteve përreth saj – Jean-Paul Sartre, Albert Camus, Arthur Koestler, Nelson Algren – De Beauvoir bën një analizë të kohës së vet. Njëkohësisht një dramë tërheqëse dhe një rrëfim politik intrigues, “Mandarinët” është odiseja emocionale e një gruaje të ndarë midis dëshirave të saj të brendshme dhe jetës së saj publike.
#mandarinet #simonedebeauvior #shtepiabotuesedituria #vashezat_lexojne #adrionltd
