Book Date: Libër për Libër – Bukinist × Ama

Book date Tiranë
Bukinist × ama

Ke një libër që të ka prekur dhe që do t’ia jepje dikujt tjetër? Atëherë ky takim është për ty.

Të shtunën, të sjellim bashkë lexuesit e Tiranës për një mëngjes ndryshe: libra të mbështjellë, kafe dhe biseda për librat që na kanë lënë gjurmë.

💌 Si funksionon:

– Sill një libër që të ka pëlqyer (zgjidhni një libër në gjendje tē mirë).
– Mbështille, që titulli të mos duket, dhe shkruaj sipër 3 fjalë që e përshkruajnë.
– Zgjidh një libër të panjohur vetëm nga të dhënat e tij dhe largohu me një takim të ri.

Pa libër? Te këndi i Bukinist të presin libra të mbështjellë, gati për takim.

☕🥐 Atë mëngjes te ama të pret paketa “Kapitulli i Parë”: Kapuçino + briosh – 250 Lekë
Kafe + briosh – 200 Leke.

🗓 E shtunë, 21 nëntor
⏰ 10:00–12:00
📍 ama coffee experience, Garden Building

Hyrja është e lirë, por vendet janë të kufizuara.
👉 Regjistrohu te linku në bio.

Tag-o dikë me të cilin do donit të shkëmbenit libra

Date

21/11/2026
Kategorite

Location

ama coffee experience, Garden Building, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.