Cikli “Art’Zanatet” me Mark Ujka në Shkodër

Etapa e tretë e ciklit “Art’Zanatet” ndalet këtë herë pranë banesës “Pashko Vasa”, Monument Kulture, duke sjellë një tjetër takim të veçantë mes artit dhe mjeshtërisë.

Këtë herë, i ftuar është kitaristi Mark Ujka, mjeshtër i hidraulikës në përditshmëri, por që në tingujt e kitarës shndërrohet në rrëfimtar emocionesh. Me meloditë e tij, ai mbush rrugët e qytetit dhe ringjall kujtimet e vjetra të rrugicave shkodrane.

Në muzgun e mbrëmjes, interpretimet e tij sjellin një atmosferë të ngrohtë e nostalgjike, duke mbajtur gjallë shpirtin e këngës qytetare dhe traditën e bukur të Shkodrës. Një udhëtim i ndjerë mes zanatit dhe artit, që na kujton se muzika lind kudo ku ka pasion.

Date

15/04/2026
Kategorite

Location

Banesa "Pashko Vasa", Shkodër

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.