
Creative Mornings “PUNK” me Joni Shanaj te Librari BABEL
Tema globale e CreativeMornings për muajin qershor është PUNK, rreth së cilës do të flitet në 245 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Joni Shanaj, regjisor, autor, producent dhe pedagog, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Punk u shfaq në skenën botërore pas feedbacku kitarash të zhurmshme si shpërthim kreativiteti nën moton “DO IT YOURSELF” dhe vendosi fokusin në rradhë të parë në jetën e përditshme të jetuar me autenticitet.
Filmi im i parë, i titulluar IVI TIRANA PUNK (2001), është krijuar dhe realizuar sipas modelit DIY dhe rrëfen historinë e Ivit, punk-u i parë dhe i vetëm në Tiranën e periudhës së diktaturës.”
Joni Shanaj është regjisor, autor, producent dhe pedagog nga Tirana, i lindur më 1976. Me formim në antropologji sociale dhe regji filmi në Suedi, ai ka lënë gjurmë në kinemanë shqiptare me vepra si IVI TIRANA PUNK (2001) dhe Pharmakon (2012), ndërsa frymëzon breza të rinj përmes mësimdhënies dhe produksioneve të pavarura.
Eventi do të mbahet të premten, datë 27 qershor, ora 10:00, te Librari BABEL, pranë Piramidës, Tiranë. @creativemorning #creativemornings #cmpunk
