Creative Mornings te Oborri Tirana
Aurora Piroviq, lindur dhe rritur në Shkodër nga një familje intelektualësh gjysëm shkodranë dhe gjysëm podgoriçan. Mamaja ekonomiste-bankiere, babai inxhinier.
Natyra dhe mjedisi kanë qenë pjesë e jetës sime gjithmonë. Prandaj dhe Universitetin preferova të ndiqja Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Kam mbaruar degën Biologji Kimi në Shkodër në vitet 1997-2001 duke vijuar më pas me studimet “Master Shkencor” në programin “Biologji Mjedisore”.
Jam pjesë e disa shoqatave mjedisore si anëtare si bashkëthemeluese apo edhe drejtuese në mbrojtje të kauzës së mjedisit.
Drejtoj shoqatën “Well Point” në Shkodër që mbron shëndetin publik dhe mjedisin.
Drejtuesve e grupit te te rinjve “Natyralistët” ku si focus kemi ndergjegjesimin mjedisor, aktivitetet ne natyre, sportet ujore, çiklizmin dhe alpinizmin.
Jam anëtare e shoqatës APAWA.
Eventi do të mbahet të premten, datë 27 janar, ora 10:00, te Oborri bar, Rruga Naim Frasheri, Tiranë.