Diskutim mbi trashegimine ne Tirane

Në rrjedhë të kundërt me rritjen e Tiranës si një seri jo-vendesh, të përfshirë në vendbërje të ndërgjegjshme, banorët dhe banesat në pellgun Rr. Ali Begeja – Rr. e Dibrës – Rr. e Saraçëve qëndrojnë gati në rezistencë me kohërat.

Përpjekjet për tu angazhuar me kuptime dhe negocime, në ndryshim të vazhdueshëm, të privates, trashëgimisë kulturore dhe të përbashkëtës bëhen pikënisje të kësaj punëtorie. Punëtoria ndahet në bërjen e një bimëtoreje të përbashkët si dokumentim kohor dhe hapësinor dhe zhvillimin e një ushtrimi bashkëkrijues lidhur me rimëkëmbjen e pellgut, përmes faktit dhe fiksionit arkitektonik.

Punëtoria shihet si pikëtakim i imagjinimit të përbashkët të të ardhmeve të mundshme të banesave në rrugën Ali Begeja që rezistojnë si njësi të mëvetësishme, falë pasurisë historike, e gjithashtu të përplotësuara me ndërveprime sociale.

Shpresojmë të na bashkoheni n’oborr më 28 gusht në ora 16:00, Vila Italiane, Rr. e Dibres.

Date

28/08/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Oborri i Viles Italiane, Rruga e Dibres, Tirane

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.