Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Diskutime “Kujtesa kolektive” te “Tek Bunkeri” Tiranë

Tek Bunkeri organizon 5 diskutime rreth ndikimit të regjimit diktatorial ndaj shoqërisë dhe gruas shqiptare. Këto diskutime kanë për qëllim të nxjerrin në sipërfaqe karakterin e regjimit, vështirësitë dhe plagët e kohës së shkuar, trysninë detyruese ndaj shoqërisë dhe zhdukjen e elementëve apo njerëzve që do të ishin pengesë për ngritjen dhe zhvillimin e regjimit diktatorial. Veç të tjerash, tre diskutime përqendrohen rreth figurës, rolit dhe qenies së gruas në shoqëri dhe politikën e së shkuarës sonë.

Duke nxitur 5 diskutime të hapura mendohet të hidhet dritë mbi të shkuarën dhe për rolin e gruas në zhvillimin e shoqërisë. Këto diskutime të hapura përfshijnë publikun (sidomos brezin e ri) brenda procesit të përpunimit të kujtesës kolektive duke prekur gjithashtu aspektin femëror të një shoqërie e cila duhet të lartësoj rolin e gruas në zhvillimin e kulturës dhe politikës shqiptare. Gjithashtu historitë, përpjekjet e njerëzve dhe veprat e lëna pas janë një aspekt krejt i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore dhe njohja e tyre është e domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.

Kështu që, janë menduar 5 diskutime të hapura të cilat zhvillohen rreth një aspekti të vetëm duke krijuar një hapësirë e cila përpunon historinë, shoqërinë, politikën, kulturën, psikologjinë, artin. Pjesëmarrja e të njëjtit person në pesë ditë merr formën e një punëtorie kulturore dhe intelektuale.

Ekspertët
• Të ftuar në këto diskutime të Tek Bunkeri janë:
12/02/2024 – Reis Çiço
– Shqipëria 1991 (Dokumentar)
– Ora 18:00

13/02/2024 – Lisena Gjebrea, Abaz Hocha dhe Nevila Nika.
– Mbi Ramize Gjebrea (partizane)
– Ora 18:00

14/02/2024 – Ergys Mërtiri
– Dokumentar
– Ora 18:00

15/02/2024 – Ermir Hoxha
– Gruaja në Artin Pamor
– Ora 18:00

16/02/2024 – Bujar Kapexhiu dhe Kreshnik Merxhani
– Mbi Revistën Hosteni dhe Propaganda
– Ora 18:00
Vendodhja: Vila Tek Bunkeri dhe PVN Albania

Jeni të gjithë të mirëpritur!

Date

12 - 16/02/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Tek Bunkeri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.