Dita e Trashëgimisë Kulturore në Kolonjë
Dita e Trashëgimisë Kulturore në Kolonjë
Kolonja ju fton të bëheni pjesë e Ditës së Trashëgimisë Kulturore, një ditë kushtuar historisë, traditave, artit dhe vlerave që përcillen brez pas brezi.
29 Shtator
12:00 – Teatri “Si ne të dy”, Palestra e qytetit
16:30 – Panairi i traditës, Sheshi “Rilindja”
18:00 – Koncert folklorik, Sheshi “Rilindja”
30 Shtator
17:00 – Mbrëmje poetike “Qyteti prej letre”, me promovimin e librit të autorit kolonjar Rinalt Kasko, në sheshin përpara agroturizmit “RO N’HAN” – Starje.
Një festë për të kujtuar rrënjët tona, për të ruajtur traditat dhe për t’ua përcjellë ato brezave të rinj.
Kolonja – aty ku tradita jeton!