Dita Kombëtare e Trashëgimisë “Në gjurmët e Apolonisë”
Ditët e Trashëgimisë do të jenë ditë festimesh plot ngjyra dhe energji, ku protagonistë do të jenë fëmijët e Kursit të Pikturës 🖌️ dhe Skenografi/Kostumografisë. 🎭👗
🚶♂️🌿📜 Aventura e parë nis në Parkun e Apolonisë 🏛️: përveç sesionit piktorik mes natyrës 🌳 dhe historisë, fëmijët do të njihen nga afër me thesaret e këtij siti të rrallë ✨ përmes një guide interesante. 👩🏫
Për vizitorët do të hapet një ekspozitë 🎨 ku kuratorë do të jenë vetë artistët tanë të vegjël. 👧👦
🌟🇦🇱 Por nuk mbaron këtu! Në Tiranë 🏙️, më 28 shtator 📅, do të festojmë trashëgiminë tonë kombëtare me një ekspozitë të punimeve post-Apoloni 🖼️ dhe një paradë shumëngjyrëshe veshjesh 🌈👗🪭 me motive arbëreshe.
💌✨ Ju ftojmë të gjithëve 🤗 të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik që bashkon artin, 🖌️ trashëgiminë 🏺 dhe brezat e rinj 🌱.
Date
- 28/09/2025
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- "Teatri i Kukullave" Tiranë