Dokumentar “Flamuri” nga IDMC te “Europe House” Tirane
A e dini se kush e ngriti Flamurin në Revoltën e Spaçit?
A u qëllua ai me plumba?
Përse ishte e rëndësishme ngritja e tij në mbrëmjen e 21 majit?
🎥Përgjigjet mund t‘i merrni në dokumentarin më të fundit të prodhuar nga IDMC, „FLAMURI“ kushtuar 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, 21-23 Maj 1973.
E premte, 24 nëntor, ora 11:00, Europe House, kati 2-të.
Me praninë e protagonistit të ngjarjes, ish-të burgosurit politik, Gjetë Kadeli.
Hyrja është e lirë.
Ju mirëpresim!