Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Dokumentarët “Thirrje të padëgjuara” nga “Citizens Channel” te “Destil Creative Hub” Tirane

Citizens Channel ju fton të bashkoheni në premierën e ciklit të dokumentarëve: “Thirrje të padëgjuara” ku analizohen probleme të mprehta sociale që kanë shoqëruar Shqipërinë në 30 vitet e fundit.
Ky cikël me tre seri, trajton largimin e të rinjve dhe profesionistëve të shëndetësisë, e në anën tjetër, rrëfen historitë e patreguara të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë.
Dokumentarët e prodhuar nga Citizens Channel rrëfejnë historitë e brezave që jetojnë me sytë nga emigrimi, dhe largohen duke lënë çdo gjë pas. Personazhet vendosen përballë një grup tjetër të rinjsh, që kanë vendosur të qëndrojnë dhe të vijojnë betejën për ta bërë këtë vend më të mirë.

Vendi: Destil Creative Hub
Data: 21 nentor 2023
Ora: 18:00

EPISODI 1: Degradimi i jetës universitare
Ky dokumentar eksploron arsyet që kanë çuar në zbrazjen dhe degradimin e universiteteve shqiptare. Rrugëtimi fillon me lëvizjet studentore të viteve 90’ deri në ditët e sotme, për të analizuar pse thirrjet e revoltës studentore kanë ndryshuar shumë pak.

EPISODI II: Kush do i shërojë ata që kanë mbetur?
Ky episod e nis analizën nga parashikimet e zymta demografike të Shqipërisë. Në një kohë kur Shqipëria po plaket, vendi po vuan nga largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve. Një pikë kthese në këtë histori është ligji i shumë debatuar për studentët e mjekësisë.

EPISODI III: “Ndjesia e heshtjes”
Dokumentari i fundit në këtë seri përqendrohet tek të drejtat e neglizhuara të një komuniteti që nuk do të largohet nga vendi, por që ballafaqohet me vështirësi për shkak të mungesës së shërbimeve. Ky dokumentar hedh dritë mbi jetët e njerëzve që nuk dëgjojnë, sfidat dhe arritjet e jashtëzakonshme të personave që kanë arritur të kapërcejnë barrierat e një shoqërie jo pranuese.

Date

21/11/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Destil Creative Hub

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.