Dokumentari “Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti” në Tiranë
Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti
Çfarë do të thotë të rrezikosh jetën tënde për të shpëtuar një person tjetër?
Ju ftojmë përzemërsisht në shfaqjen e dokumentarit 45-minutësh „Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti“, nga Bernd Borchardt, ish-Ambasador i Gjermanisë dhe ish-Kryetar i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri.
📅 E martë, 13 tetor 2026, ora 18:30
📍Shtëpia e Evropës – Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë
🎬 Filmi do të shfaqet me titra në anglisht. Bernd Borchardt do të jetë i pranishëm në shfaqje dhe do ta prezantojë personalisht filmin.
Filmi rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Eni Altaratz, e cila në vitin 1943, si fëmijë, u arratis me familjen e saj hebreje nga Shkupi, përmes Kosovës, drejt Shqipërisë. Familja e saj i mbijetoi Holokaustit falë disa njerëzve që u ofruan mbrojtje dhe ndihmë – fillimisht në Shkup, më pas gjatë arratisjes së rrezikshme dhe, në fund, në Tiranë dhe në malet mbi qytet.
Përmes kujtimeve personale të Enit, dokumenteve historike, materialeve arkivore, pamjeve aktuale të rrugës së arratisjes dhe bisedave me pasardhësit e familjeve që i strehuan, filmi sjell një portret mbresëlënës të kësaj historie shpëtimi.
Në qendër të filmit nuk është vetëm pyetja se si mbijetoi familja e Enit, por edhe përse njerëzit, në kushtet e Holokaustit, ishin të gatshëm të rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.
Historia e Enit është njëkohësisht pjesë e një historie më të madhe, ende pak të njohur jashtë Shqipërisë: qindra familje shqiptare – shumica e besimit mysliman – mbrojtën bashkëqytetarët e tyre hebrenj, si dhe më shumë se 2.000 refugjatë hebrenj.
Filmi u realizua me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e Eni Altaratz dhe vajzës së saj, Lea Shani, të familjes Meliqi në Meliq/Kosovë dhe në Shkup/Maqedoninë e Veriut, si dhe të familjes Kasapi në Tiranë/Shqipëri. Prodhimi u mbështet gjithashtu nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania. Për kërkimin historik dhe materialet arkivore u përfshinë, ndër të tjera, Holocaust Memorial Center for the Jews of Macedonia dhe Arkivat Federale Gjermane.
Ju mirëpresim!
Date
- 13/10/2026
Location
- "Europe House" Tirana
Organizer
Ambasada e Shtetit Federal Gjerman në Tiranë