Durrës Opera Art of Singing me Gëzim Myshketa

DOA 2026 | DURRES OPERA ART OF SINGING ★
𝑴𝒖𝒏𝒅𝒆̈𝒔𝒊 𝑷𝒋𝒆𝒔𝒎𝒂𝒓𝒓𝒋𝒆𝒋𝒆 𝒔𝒊 𝑫𝒆̈𝒈𝒋𝒖𝒆𝒔 / 𝑼𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓𝒆*

𝑴astrerclass 𝑵dërkombëtar i 𝑷erfeksionimit 𝑽okal dhe 𝑲onkurs 𝑳irik themeluar nga
baritoni 𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒚𝒔𝒉𝒌𝒆𝒕𝒂 ★

Je ende i ri dhe ëndërron të studiosh kanton lirike? Të ndjekësh nga afër artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë? Të zbulosh botën e operës nga brenda?

DOA 2026 të ofron mundësinë unike për të marrë pjesë si dëgjues – 𝒈𝒓𝒂𝒕𝒊𝒔 – në Masterclass-in Ndërkombëtar të Kantos Lirike që do të zhvillohet në Durrës nga data 1 deri më 5 Korrik 2026.

Këtë vit interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga dhjetëra aplikime të ardhura nga vende të ndryshme të botës janë përzgjedhur vetëm 22 kandidatë, të cilët do të punojnë intensivisht me pedagogë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht.

Si dëgjues do të keni mundësinë:

✨ Të ndiqni nga afër të gjitha seancat e masterclass-it
✨ Të vëzhgoni procesin e ndërtimit të teknikës vokale dhe interpretimit
✨ Të njiheni me këngëtarë të rinj nga vende të ndryshme të botës
✨ Të frymëzoheni nga përvoja e artistëve profesionistë
✨ Të merrni certifikatë pjesëmarrjeje

🎼 Pedagogët e DOA 2026:

• Federico Longhi de Giusti – Bariton
• Richard Barker – Pianist Vocal Coach
• Gëzim Myshketa – Bariton

📍 Liceu Artistik “Jan Kukuzeli” – Durrës
📅 1–5 Korrik 2026

🎤 Më 5 Korrik, në ambientet e Albanian College Durrës, do të zhvillohet Koncerti Gala i Finalistëve dhe ndarja e Çmimit “Giuliano Ciannella”, përpara një jurie ndërkombëtare dhe publikut.

𝑽𝒆𝒏𝒅𝒆𝒕 𝒔𝒊 𝒅𝒆̈𝒈𝒋𝒖𝒆𝒔 𝒏𝒖𝒌 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒖𝒇𝒊𝒛𝒖𝒂𝒓𝒂 𝒑𝒐𝒓 𝒑𝒓𝒆𝒇𝒆𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒓𝒆𝒛𝒆𝒓𝒗𝒊𝒎 *

𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐓𝐎 𝐃𝐎𝐀 𝟐𝟎𝟐𝟔 ★🇦🇱

🎶 FORMING FUTURE VOICES

Date

01/07/2026

Location

Shkolla e Mesme Artistike "Jan Kukuzeli" Durres

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.