E merkura me Bojken Lako te Qendra “Dua”
Këtë të mërkurë, me datë 01 shkurt, Qendra Dua mirëpret artistin Bojken Lako për të folur rreth muzikës Rock 🤘🎼
Kantautori i mirënjohur do të na dhurojë një udhëtim në karrierën e tij muzikore dhe ndikimin e tij në evoluimin e rrokut në Shqipëri. 🎶
Një nga pionerët e kësaj rryme, Bojken Lako, ka zhvilluar karrierën e tij si kompozitor, multi-instrumentist, 🎸autor, dhe regjisor i programeve të ndryshme televizive dhe radiofonike. 🎧
Bojken Lako u bë i dashur në sytë e admiruesve të rrokut në Shqipëri, që në vitin 1999 me këngën “Asgjë e largët”, pjesë e albumit “Monitor”. 🎤
Që nga viti 1993, ai ka formuar grupe të ndryshme (The Fish Hook,The Hook, Bojken Lako and the Fish, Bojken Lako Band, Breza) me të cilat ka performuar në festivale ndërkombëtare dhe ka realizuar disa albume. 💿
Për më tepër #rockvibes , bashkohuni me ne të mërkurën në 18:30 pranë Qendrës DUA 🤘🎵