Edicioni i parë i Sintrak, Festivali i Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore te Teatri i Kukullave, Tiranë
Edicioni i parë i Sintrak, Festivali i Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore vjen në Tiranë më 17 • 18 • 19 Shtator.
Për tri ditë, poetë, shkrimtarë, përkthyes dhe artistë do të takohen mes fjalës dhe lëvizjes, gjuhës dhe kujtesës.
KOHËSTREHIM është tema që hap edicionin e parë.
I ftuar nderi, shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov @gaustin4 , fitues i International Booker Prize 2023, së bashku me Rita Petro, Dinçer Güçyeter, Manjola Nasi, Enxhi Naumi, Todor P. Todorov, Gabriela Mujaj, Ivana Trajanoska dhe Arti Lushi.
Sintrak është vija e thyer ku poezia dhe koreografia bashkëkohore ndërpresin rrjedhën e zakonshme të sistemit. Ne nuk ndjekim rrugët e rrahura; ne krijojmë një trak të ri, një hapësirë ku zëri merr peshë fizike dhe trupi kthehet në varg. Sintrak është ndërhyrja që çmonton strukturat e vjetra për të lëshuar në skenë një energji të papërpunuar dhe të vërtetë.
📍 Teatri i Kukullave, Tiranë
📅 17 • 18 • 19 Shtator 2026
Tri ditë. Një hapësirë në lëvizje.
Programi i plotë vjen së shpejti.
Edicioni i parë i Sintrak zhvillohet me mbështetjen e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Traduki, FiBank Albania në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe Shkollen e Baletit.
Faleminderit @ajkestudio për koncept idenë e posterit 🙏🏻
@rita_petro_13 @dincergucyeter @manjolanasi @enxhinaumi @t_p_todorov @gabrielamujaj @ivana_trajanoska
@ambasadagjermanetirana @botimet_papirus @toena.al @mobileriarjani @albaspublishinghouse