Edicioni XIV i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore në Kolonjë
Kolonja e kulturës mirëpret tingujt e sazeve popullore!
Më 20 – 21 qershor 2026, ora 19:00, vjen edicioni XIV i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore.
Dy netë që sjellin në skenë ritmin, mjeshtërinë dhe shpirtin e muzikës popullore shqiptare, përmes interpretimit të grupeve pjesëmarrëse dhe formacioneve tradicionale të sazeve. 🎻🪗
Një fundjavë kushtuar ritmit, mjeshtërisë dhe trashëgimisë sonë muzikore.
Ju mirëpresim! 🤍